Site icon Telegrafi

Bajrami telegram ngushëllimi familjes Stavileci

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Stavileci pas ndarjes nga jeta të profesorit Masar Stavileci.

Bajrami thekson në telegramin e ngushëllimit se profesor Stavileci do të lë zbrazëti të madhe në arsimin shqip të brezave të rinj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof.Dr. Masar Stavileci. Profesor Stavileci do të lë zbrazëti të madhe në arsimin shqip të brezave të rinj, sepse ky ishte edhe përkushtimi i tij jetësor. Kësaj ja shtojmë edhe përkushtimin në lëmin e shkencës, ku dha një kontribut shumë të madh me vështrimet, kritikat dhe studimet letrare”, thuhet në telegram.

“Personaliteti i profesorit Stavileci do të jetojë me ne dhe me brezat që vijnë, sepse përveç punës shkencore dhe punës me studentë, ai ishte kishte edhe vlera të larta njerëzore, të cilat do të jenë shembull gjithmonë për të gjithë. Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.

Profesor Stavileci ka ndërruar jetë mbrëmë, ndërkaq është babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. /Telegrafi/

Exit mobile version