Site icon Telegrafi

Bajrami takon shefin e Zyrës së Bankës Botërore, diskutuan për projektin e Përmirësimit të Sistemit Arsimor në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami gjatë të enjtes ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli.

Në këtë takim u diskutua për mbështetjen që i jep sektorit të arsimit Banka Botërore, në veçanti për projektin KESIP (Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë).

Bajrami pranoi urimet për detyrën e re, ndërsa u informua nga shefi i Bankës Botërore për Kosovë më detajisht rreth projektit, i cili deri më tani ka pasur edhe sfida gjatë realizimit të qëllimeve.

Ministrja e Arsimit falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në të gjithë sektorët, e veçanërisht sektorit të arsimit, ndërsa theksoi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme të këtij institucioni.

Ajo shprehu gatishmërinë që Ministria të kryejë detyrat dhe obligimet e veta në kohën e duhur, në mënyrë që projekti KESIP të përmbyllet me sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version