Site icon Telegrafi

Bajrami: Rrëzimi i kësaj Qeverie, e shpëton Kosovën nga ndikimi direkt i Serbisë

Deputetja e “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, ka theksuar se funksionimi i Qeverisë aktuale të Kosovës, varet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se Vuçiq është njëri nga hisedarët e koalicionit qeverisës.

“Pas një kohe të gjatë ai e emëroi Ivan Todosijeviq në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, transmeton Telegrafi.

Ministri i emëruar nga Vuçiqi dhe i formalizuar nga Isa Mustafa, Ivan Todosijeviq, është bartës i luftës së Serbisë kundër shtetit të Kosovës brenda në Kosovë. Në vend se me të të merret sistemi i drejtësisë ai emërohet ministër. Kjo është edhe një dëshmi e pa kontestuar se qeveria aktuale e Isa Mustafës është e kapur nga Aleksandër Vuçiqi”, ka theksuar Bajrami.

Prandaj, sipas saj, “duke e rrëzuar këtë qeveri përmes mocionit të mosbesimit, e shpëtojmë të ardhmen e vendit nga ndikimi i drejtpërdrejt i Serbisë në zhvillimet e brendshme të Kosovës, përmes Aleksandër Vuçiqit.

“Ideatori i projektit për kolonizim të veriut me serb përmes “Luginës së Diellit” të emërohet ministër në kabinetin e Mustafës kjo është e pa pranueshme.
Prandaj, Mustafa duhet të harrojë periudhën e ish sistemit sepse Kosova ka nevojë për njerëz të cilët punojnë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve pa dallime etnike dhe jo për njerëz të cilët punojnë në dëm të shtetit tonë”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Exit mobile version