Site icon Telegrafi

Bajrami raporton në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike

Foto: Arkiv

Paraditen e së enjtes do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në këtë Komision do të jetë edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe auditori i përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani.

Sipas njoftimit, Komisioni do ta bëjë shqyrtimin e raportit vjetor të auditimit për vitin 2019-të.

Lexo po ashtu ​Dështon shqyrtimi i raportit vjetor së Zyrës Kombëtare të Auditimit, mungon ministrja Bajrami

Komisioni pritet të mblidhet në ora 11:00. /Telegrafi/

Exit mobile version