Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami si inicuese e seancës së sotme të jashtëzakonshme për kontratat njëburimore, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit.
“Grupi Parlamentar i LDK i mbështetur edhe nga grupet tjera parlamentare ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga Qeveria Kurti”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se sipas komisionit rregullativ të prokurimit gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro.
“1/3 e buxhetit të shtetit, taksave dhe tatimeve që ju paguani shpenzohen përmes prokurimit publik, shpenzime që janë në rritje. Këto kontrata janë burim i korrupsionit”, tha deputetja Bajrami. /Telegrafi/