Site icon Telegrafi

Bajrami: Qendra e Kompetencës në Malishevë, model i shkollimit profesional

Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Salih Morina, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyçi, bashkë me drejtorin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë vizituar hapësirat e brendshme të shkollës, dhe me këtë rast ministri Bajrami, u njoftua me kushtet e mësimit, për rreth 900 nxënësit e kësaj shkolle profesionale.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga ministri Bajrami, mbështetje më të madhe, për rritjen e cilësisë në mësimin profesional.

“Unë besoj në reformat për rritjen e cilësisë në arsim dhe jam kundër centralizimit”, tha Begaj. /Telegrafi/

Exit mobile version