Site icon Telegrafi

Bajrami priti në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Evropë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Evropë, Ylli Blakajn, dhe kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Berlin, Mustafë Abazin.

Temë e diskutimit ishte krijimi i kushteve sa më të përshtatshme për investime të bizneseve të diasporës shqiptare nga Evropa në Kosovë.

Ministrja Bajrami i njoftoi bashkëbiseduesit me reformat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në vend dhe u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë ngushtë me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare nga Diaspora, në mënyrë që të gjitha shqetësimet e tyre në lidhje me realizimin e investimeve në Kosovë të trajtohen me prioritet nga institucionet tona.

Blakaj shprehu falënderimin e tij për Qeverinë e Kosovës dhe tha se së bashku me institucionet qeveritare do të punojnë në adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohen investitorët nga diaspora, në mënyrë që të rritet volumi i investimeve në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version