Kryetarja e GP-së së Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, në një prononcim për televizionin publik tha se shpreson se sot është bërë një veprim i duhur dhe i domosdoshëm. Bajrami tha se shpreson që sa më parë të caktohet data për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Tutje Bajrami përmendi një sondazh ku 85 % e qytetarëve nuk kanë qenë të kënaqur me Qeverinë.
Ajo përmendi se Nisma për Kosovën është në koalicion parazgjedhor me AAK-në.