Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka dy zgjedhje ose të dorëhiqet ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.
“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të jep dorëheqje, ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, tha Bajrami në emisionin Kontakt në Tribuna Channel.
Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij, 0është alarmante, sepse deputetët duhet të jemi të pavarur.
Bajrami shtoi se deputetët janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre.