Site icon Telegrafi

Bajrami: Nuk do të dorëhiqem, abuzuesit me Thesarin do të përballen me drejtësinë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në lidhje telefoninë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk do të jep dorëheqje pas skandalit që u bë në Thesarin e Kosovës.

“Ndoshta më e lehta do të ishte që unë të japë dorëheqje dhe të marrë një përgjegjësi që nuk më takon dhe ata që e kanë bërë këtë krim të organizuar të veprojnë të lirë”.

Bajrami thotë se me rastin po merren të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Ne kemi gjetur abuzuesit dhe njëri prej tyre është arrestuar. Eprori i tij po ashtu është suspenduar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ministrja e Financave thotë se kur kanë ndodhur vjedhjet në dhomën e dëshmisë askush nga PDK nuk ka dhënë përgjegjësi.

“Po të shihet përgjegjësi e imja unë menjëherë do të isha dorëhequr… Po u them se nuk është e lehtë në këtë kohë të jesh ministre e Financave në këtë kohë pandemia”.

Bajrami thotë se paratë nuk janë marrë kesh dhe sipas saj pjesa më e madhe e fondeve do të kthehen.

“Të gjitha llogaritë që kanë pranuar transaksionet janë bllokuar…Besoj se drejtësia do t’i jep dënimin e merituar çdokujt që ka dorë në këtë abuzim”, deklaroi ndër të tjera Hykmete Bajrami./Telegrafi/

Exit mobile version