Site icon Telegrafi

Bajrami: Nuk është meritë e Qeverisë Kurti përmirësimi i situatës me pandeminë e as rimëkëmbja ekonomike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami  ka thënë se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë po ndodh shumë më shpejtë se që është parashikuar.

Ish-ministrja e Financave, shtoi se ish-qeveria Hoti ka ndarë mbi 285 milionë euro për qytetarët, bizneset e institucionet.

“Vetëm gjatë viti 2020 janë dhënë 285 milionë euro drejtpërdrejtë, dhe gjithsej për gjashtë muaj jajë vu në mbështetje qytetarëve 285 milionë euro por ato kanë qenë kapacitetet tona. Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, kemi ndihmuar bizneset e grave. Qeveria Kurti ka marr mandatin me 22 mars dhe si mund ju të krenoheni me progresin ekonomike”, tha Bajrami.

Bajrami është shprehur se as rënia e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 e as rimëkëmbja ekonomike nuk është meritë e Qeverisë Kurti.

“Me rënien e numrave të infektuarve është e pakuptueshme që të krenoheni aq shumë se nuk ka asnjë vendim e asnjë masë që ju të merrni merita. Nëse flasim për shifrat e majit, nuk ka masë ekonomike dhe  vendim që efektet e saj do t’i krijonte menjëherë pas 1 muaji. Qeveria Kurti ka marrë mandatin më 22 mars dhe si mundeni të krenoheni me programin ekonomik. Ne bëmë çdo gjë që të mos ketë mbyllje totale. Rimëkëmbja po ndodh shumë më shpejt se që e kemi parashikuar, pikërisht për shkak të masave që kemi marrë”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version