Site icon Telegrafi

Bajrami: Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjarë, nuk e kam takuar asnjëherë

Zv. kryeprokurori Xhelal Bajrami ka demantuar zërat se personin e dyshuar për zjarrëvënie në veturën e tij dhe veturave të tjera e ka familjarë.

Lexo po ashtu VLEN: Tentimet për të mbjellë frikë dështuan, në Kumanovë makinat u dogjën nga familjari i Xhelal Bajarmit

Bajrami për “TV21” tha se të njëjtin nuk e ka familjarë dhe siç shtoi nuk e ka takuar asnjëherë.

“Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjar dhe se të njëjtin asnjëherë të vetme nuk e kam takuar në jetë, sidoqoftë le tu mbetet në nderin e atyre që kaq lehtë shpifin dhe rrejnë paturpësisht në këso fatkeqësi, (e kam fjalën për partitë politike)”, tha Bajrami.

Exit mobile version