Site icon Telegrafi

Bajrami: Nuk e përkrahim Kadri Veselin për kryeparlamentar

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami tha se kandidaturën e Veselit për kryetar kuvendi nuk do të mbështesin pasi ai ka lejuar ‘trazirat’ në legjislaturën e kaluar.

Ajo tha se dyshon që PAN do t’i ketë numrat në seancën e 3 gushtit.

“Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, te gjithë kemi qenë njëzëri  dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin. Besoj që kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohen, ndërsa JO e madhe është për Veselin”, tha deputetja Bajrami.

Exit mobile version