Telegrafi

Bajrami: Një ditë, në La Liga

“Jam shumë i lumtur. Kam luajtur futboll që nga mosha 9-vjeçare dhe e kam pritur këtë rast deri tani, kurse rasti më erdhi dhe shpresoj të vazhdoj kështu në karrierë”, tha Bajrami Sveriges Radio International.

Në pyetjen se pse zgjodhi Twenten, para skuadrave tjera të mëdha si Ajax, Dortmund dhe Hamburg, Bajrami u përgjigj: “Së pari Twente e ka treguar veten që më ka përcjellë për dy vite, më kanë përcjellë gati të gjitha ndeshjet, ka paguar mirë dhe më ka dhënë një kontratë të mirë, ndërsa do të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Normal, konkurrenca te Twente është e fortë, sepse është ekip i fortë. Së pari unë do ta gjej vendin tim në ekip dhe do të luaj aq sa mundem dhe shpresoj për një hap tjetër në karrierë, sepse ky nuk është i fundit”.

“Dua të shënoj, sepse e dua popullin tim, jam shqiptar, jam në Suedi që nga mosha nëntë vjeçare, por jam shqiptar dhe përgjithmonë do te jem shqiptar”.

“La Ligan e dua me shumë nga të gjitha kampionatet tjera, e di që mund të luaj dhe shpresoj se do të luaj një ditë në La Liga. Messi është lojtari më i mirë në botë, e dua si futbollist dhe do të ishte ëndërr të luaja përkrah tij”, deklaroi mes tjerash Bajrami. /Telegrafi/