Site icon Telegrafi

Bajrami: Në kohën e krizës ekonomike qytetarëve u është fryrë fatura e tatimit në pronë, MF-ja ta pezullojë vendimin

Foto: Arkiv

Deputetja e Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se ngritja e çmimit të tatimit në pronë është bërë në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me krizën ekonomike në vend.

Bajrami me anë të një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që Ministria e Financave ta pezullojë vendimin dhe ta procedoj sa më parë Ligjin e ri të për Tatimin në Pronë.

“Në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave – janë rritë vetëm çmimet”, ka shkruar Bajrami.

“Mënyra e llogaritjes së tatimit në pronë është paracaktuar sipas Ligjit 06/L-005 për Tatim në Pronë dhe qytetarët duhet ta dinë se komunat në kohën kur po flasim nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por është Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit 06/L-005 për tatimit në pronë, Nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim të cilin se fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramendës dhe ky vlerësim i fundit ka shpie deri të fryrja enorme e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë”, shton ajo.

Sipas saj, Ministria e Financave duhet ta anuloj vendimin për ngritjen e çmimit të faturave të tatimit në pronë.

Lexo po ashtu Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, Komuna e Prishtinës: Vlerësimi i faturave është bërë nga Ministria e Financave

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezullojë vlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enorm, dhe ta procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftuar nga grupi punues që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave”, përfundon Bajrami.

Dhjetëra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur si vendim absurd. /Telegrafi/

Exit mobile version