Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që më 1 shtator, të fillojë mësimi i rregullt.
Në një takim me drejtorët komunalë të arsimit, Bajrami ka ftuar të gjithë drejtorët që t’i presin mirë fëmijët dhe t’i shmangin nga ngjarjet politike.
Ministri i Arsimit, i cili konfirmoi se më 1 shtator do të nisë mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë, tha se ky vit do të fillojë me tekste të rishikuara nga klasa e parë deri të nëntën. /KP/