Telegrafi

Bajrami merr detyrën e ministres së MTI-së

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Ministres të Tregtisë dhe Industrisë.

Në pritjen e organizuar me këtë rast, Ministri i deritashëm Ismet Mulaj, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Ministres së re të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Gjatë takimit të zhvilluar, Mulaj e njoftoi Ministren me stafin, me punët e angazhimet e deritashme të MTI-së, si dhe me proceset që janë përpara.

Ai po ashtu u shpreh i nderuar që MTI-ja do të udhëhiqet nga një profesorësh e Universitetit, duke i dëshiruar shumë sukses në punën e saj të mëtutjeshme në krye të kësaj ministrie .

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e falënderoi paraardhësin Ismet Mulaj për pritjen e organizuar.

Ministrja Bajrami shprehu besimin në vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtutjeshëm të punës dhe sukseseve të MTI-së. /Telegrafi/