Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka bërë një vizitë në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Ministri Bajrami tha se mbajtja e ligjëratave në orën e parë të mësimit për shenjtërimin e Nënës Terezë nuk e cenon laicitetin e shkollave, pasi ajo tashmë është një nënë e njohur botërisht dhe jo vetëm në Kosovë flasin e shkruajnë për të.
Edhe disa nga nxënësit e intervistuar në këtë shkollë janë shprehur të lumtur që e kanë filluar një rrugëtim të ri, ndërsa shkolla thanë se u ka pëlqyer shumë.