Në Maqedoni për disa ditë me radhë kanë vazhduar regjistrimet për studimet deridiplomike nëpër universitete publike dhe private, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Zakonisht fluksi më i madh i aplikimeve bëhet në periudhën kur bashkë me UEJL-në si universitet publik-privat zhvillohet edhe regjistrimi në universitetet tjera publike, por aplikime të studentëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe vende të tjera ka pasur që nga shpallja e konkursit për regjistrim. Trendet e aplikimeve të maturantëve deri në këto momente po japin rezultatet e pritura. Gjithashtu, me rëndësi është fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, me standarde të barasvlershme me ato më të avancuarat ndërkombëtarisht. Dizajnimi i programeve akademike dhe i aktivitetit akademik të bazuar në standardet evropiane dhe ndërkombëtare të arsimit universitar. Përkrahja e stafit ndërkombëtar nga universitetet e vendeve donatore të UEJL, BE e SHBA, na ka mundësuar që jo vetëm t’i integrojmë standardet ndërkombëtare në universitet, por edhe të mëshirohemi me to. Këtij investimi te ngulitur thellë në ndërkombëtarizimin e një universiteti ballkanik sot, çdo universitet që ka pretendime konkurruese globale ia ka per lakmi” theksoi Demush Bajrami, këshilltar i rektorit të UEJL-së.
Në vitin e ri akademik në UEJL, pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë në të tre ciklet e studimit, numër ky i përcaktuar në relacion me kuadrin që ofron universiteti dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për raportin student-profesor./Telegrafi/