Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ka theksuar se ata si dikaster qeveritar kanë ndarë fonde për ndërtimin e 15 çerdheve publike.
Ai këto komento i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku ka sqaruar se MASHT, gjatë këtij viti i ka licencuar 60 çerdhe private dhe në është proces të licencimit të çerdheve tjera.
“Fakulteti i Edukimit e ka përfunduar kurikulën për edukimin parafillor. Më ndihmën e CARITAS-it aritasit shumë çerdhe janë pajisur me material argëtuese dhe shkollore dhe program të veçantë për mësimdhënësit parafillor dhe parashkollor. Fëmijët në moshën e hershme duhet ta kenë edukimin minimal, dhe investimet në këtë drejtim janë tepër të rëndësishme”, ka shtuar Bajrami./Telegrafi/