Ministrja e Industrisë dhe Tregtare, Hykmete Bajrami gjatë mbledhjes të dy qeverive ka thënë se në vazhdën e implementimit të marrëveshjes së arritur për bashkëpunim dhe lehtësim të tregtisë, ne sot bëjmë një hap konkret për lirimin e barrierave,.
“Kjo marrëveshje i ndihmon marrëveshjes në fushën e transportit rrugor. Shprehim mirënjohje të thellë ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të thellohet edhe më shumë. Zhvillimet pozitive po dëshmojnë se marrëveshjet do të sjellin dobi të mëdha për vendin”, ka thënë Bajrami.