Telegrafi

Bajrami: Librat janë shpërndarë në të gjitha shkollat

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka filluar raportimin në Komisionin Parlamentar për Arsim ku tha se viti i ri në arsimin parauniversitar ka filluar me sukses dhe se për një gjë të tillë janë bërë të gjitha përgatitjet.

Ministri shtoi se ka pas problem me tekstet shkollore pasi nuk ka pas buxhet të ndarë për këtë çështje mirëpo shtoi se ky problem është zgjidhur dhe se tani librat janë shpërndarë.

Ministri Bajrami tha se sivjet në arsimin parauniversitar janë 260 mijë nxënës dhe 24 mijë mësimdhënës.