Telegrafi

Bajrami: Kryeministri Mustafa ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e murit

Shefja e grupit parlamentar të Nisma-s për Kosovë, Valdete Bajrami ka kundërshtuar ndërtimin e murit në Mitrovicë dhe ka shprehur bindjen se ndërtimi i murit është rezultat i dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Deputetja Bajrami gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ndërtimin e murit në Mitrovicë, fajtor kryesor për ndërtimin e këtij muri e she palen kosovare që ka marrë pjesë në dialogun e Brukselit, ku sipas saj në Bruksel kanë shkuar “me duar në xhepa”.

Deputetja e partisë opozitare e ka pyetur kryeministrit Mustfa, se si është e mundur që strukturat ilegal të vendosin për Mitrovicën? Por ajo ka pasur edhe akuza ndaj kryeministrit Mustafa, ku sipas saj ai që e ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e murit në veri.