Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka kërkuar që të ketë transparencë lidhur me konsumin e energjisë elektrike nga katër komunat në veri të Kosovës.
Bajrami gjatë seancës së Kuvendi të Kosovës po ashtu ka kërkuar llogari lidhur me distribuimin e 92 milionë eurot e ndara nga Qeveria, për menaxhimin e krizës energjetike.
“Këtë duhet ta pranojmë se më një vendim të tillë nuk ka asnjë përfitim tjetër përpos legjitimimit të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë ne i ruajmë furnizuesin universal që të mos paditet nga bizneset e qytetarët për dëmet që mund t’iu shkaktojnë reduktimet”, tha Bajrami.
Ajo theksoi se pikat e përmendura në vendim nuk kanë asnjë efekt për masat emergjente që janë marrë.
“Të gjitha pikat tjera që i keni përmendur, nuk kanë asnjë efekt për masat që i keni marrë. Ju mund t’i subvenciononi kaldajat dhe të gjithë ata që i keni nën menaxhim”, shtoi ajo.
“Jemi në terr informativ, nuk e dimë se sa mjete janë disbursuar prej 92 milionë eurove, të cilat qeveria i ka ndarë për subvencionimin e energjisë elektrike. Nuk e dimë sa ka kushtuar energjia në katër komunat veriore që mbulohen nga KOSTT-i, e përmes mbështetjes buxhetore të Republikës së Kosovës. Na tregoni se sa shkon fatura për katër komunat veriore, deri më tani. Na jepni përgjigje se çfarë na pret”, përfundoi Rizvanolli. /Telegrafi/