Site icon Telegrafi

Bajrami: Jemi opozitë që nuk thyejmë vetura, ne nuk shkojmë në Kuvend me gaz lotsjellës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se LDK-ja në opozitë ka zgjedhur të mos bëjë veprime sikur, opozitat e viteve tjera.

”Nuk jemi sikur ata që shkojnë me gazë lotsjellës në Kuvend, nuk do t’i gjuajmë me molotov policët dhe institucionet, nuk do të thyejmë vetura sikur mua që më është thyer mua”, tha Bajrami në RTV 21.

Ajo tha se LDK-ja me programin e saj është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do jetë partia fituese.

”Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues”, tha Bajrami.

Deputetja tha se LDK-ja sondazhet i bën nga institucione të pavarura e jo nga aktivistë politik.

”LDK-ja nuk po i bën sondazhet me aktivistët e vet, po bëhen nga institucione kryesisht të pavarura”, tha Bajrami.

Bajrami gjithashtu komentoi edhe sondazhet e ndryshme që po e nxjerrin partinë në pushtet përsëri si fituese të zgjedhjeve.

”Rezultatet e sondazheve që e nxjerrin Qeverinë  48% nuk janë të sakta, janë të porositura”, tha Bajrami.

Exit mobile version