Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka emëruar anëtare të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Myzafere Limanin.
Këtë, Bajrami e bëri në përputhje me mandatin e saj ligjor, ku edhe ka pritur në takim Limanin me të cilën bisedoi për gjendjen në arsimin e lartë në Kosovë.
Bajrami këtë vendim e mori duke u bazuar në kontributin shumëvjeçar të Limanit, dhënë në Universitetin e Prishtinës.
“Gjatë ditës, ministrja Bajrami e ka pritur në takim anëtaren e re të Këshillit Drejtues, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në arsimin e lartë dhe bashkëpunimin me universitetet publike për ta ngritur cilësinë në arsimin e lartë publik. Vendimin për emërimin e profesoreshës Limani anëtare në Këshill Drejtues, ministrja Bajrami e ka marrë duke u bazuar në kontributin e saj shumëvjeçar si mësimdhënëse në Universitet, punën shkencore dhe akademike, si dhe përvojën e saj të sukseshme në menaxhim”, thueht në njoftimin e MASHTI-t. /Telegrafi/