Telegrafi

Bajrami e vlerëson të ngutshme kërkesën për bashkim me Shqipërinë

Bajrami ka shpjeguar se për çdo ndryshim të Kushtetutës nevojitet të ketë miratimin e dy të tretave të deputetëve të shumicës dhe të shumicës së deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

“Ndryshimin e Kushtetutës mund ta kërkojë presidenti, kryeministri apo një grup prej 30 deputetësh”, ka shpjeguar Bajrami, i cili udhëheq Komisionin për Ndryshime Kushtetuese.

Çështja e mbajtjes së një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është aktualizuar së fundi, pasi që Aleanca Kuq e Zi ka bërë një kërkesë të tillë në Komisionin Qendror Zgjedhor në Shqipëri.

Ndërsa, është vlerësuar se mbajtja e një referendumi të tillë në Kosovës ka një pengesë kushtetuese, për shkak se Neni 1. 3. sanksionon se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. /Telegrafi/