Telegrafi

Bajrami i drejtohet kryeministrit për grevat: Vendi në kolaps, opozita më e fortë e juaja është Kurti që ka qenë në opozitë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha sot se opozita më e fortë e kryeministrit është Kurti që ka qenë në opozitë.

Ajo tha se përveç nxënësve që nuk po vijojnë mësimin, as qytetarët nuk po arrijnë t’i marrin shërbimet pasi administrata ndodhet në grevë.

“Kryeministër e kemi pa qasjen juaj… keni thënë opozitë e dobët. E pajtohem se mund të dukemi opozitë e dobët, por opozita më e fortë e juaja është Kurti që ka qenë në opozitë”, tha Bajrami.

Ajo foli për një video ku sipas saj Kurti i ka thënë sindikatës dhe Rrahman Jasharajt se do të jeni partneri më i mirë që mund të kenë sindikatat, e ndërkohë në këtë periudhë ka refuzuar t’i takojë.

“Kur jeni kryeministër njerëzit të takojnë për shkak të funksionit…”, tha ajo, duke shtuar se vendi është në kolaps.

Deputetja e LDK-së tha se nuk mbështesin grevën, por mbështesin kërkesat për shtesën pasi ka rritje të çmimeve. /Telegrafi/