Site icon Telegrafi

Bajrami dhe Sólyom bisedojnë për krizën politike në vend

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, sot ka pritur në takim Këshilltarin e lartë për çështje politike të Ambasadës së Hungarisë, Zoltán Sólyom.

Në takimin shefes së Grupit Parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami me këshilltarin e lartë për çështje politike të Ambasadës së Hungarisë, Zoltán Sólyom, është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Në këtë takim është folur edhe për rrugëtimin e NISMA-s si parti politike e orientimin social-demokrat, që nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Këshilltari i lartë për çështje politike i Ambasadës së Hungarisë, Zoltán Sólyom, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar sa më ngushtë me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version