Site icon Telegrafi

Bajrami dhe Barisiq flasin për programin e rimëkëmbjes ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, të cilën e ka informuar me punën e Qeverisë së Kosovës lidhur me programin për rimëkëmbje ekonomike, si dhe me prioritetet në kuadër të agjendës integruese evropiane duke u ndalur tek masat që bien në kompetencë të Ministrisë së Financave.

Ministrja Bajrami ka falënderuar ambasadoren Barisiq për angazhimin e shtetit kroat në mbështetje të shtetit të Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të thelluar bashkëpunimin me këtë vend mik të Kosovës në fushën e ekonomisë dhe financave.

Nga ana e saj, ambasadorja Barisiq e uroi Bajrami për pozitën e Ministres së Financave, dhe shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimeve evropiane, si dhe zhvillimit ekonomik./Telegrafi/

Exit mobile version