Site icon Telegrafi

Bajrami: Deri më tani janë shpenzuar rreth 144 milionë euro në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19

Foto: Arkiv

Deri më tani janë shpenzuar 143.6 milionë euro në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19.

Kështu tha ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere gjatë raportimit për masat fiskale të ndërmarra gjatë pandemisë.

“Janë shpenzuar, ndarë dhe alokuar gjithsej 245 milionë euro. Sipas rishikimit të buxhetit ne kemi inkorporuar të gjitha masat e pazbatuara të Pakos Fiskale Emergjente, e cila ka përmbajtur në vete një buxhet prej 365 milionë euro. Nëse i referohemi shpenzimeve që janë bërë në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19, deri më tani janë shpenzuar 143.6 milionë euro. Paga dhe shtesa 22.3 milionë euro dhe subvencione e transfere 110 milionë euro. Nga këto kanë përfituar përafërsisht 426 mijë përfitues”, tha Bajrami, përcjell Telegrafi.

Ajo ka përmendur vec e vec shpenzimet që janë bërë në kuadër të masave.

“Për masën e parë janë shpenzuar 7.8 milionë euro dhe kanë përfituar 24 mijë persona, për masën e dytë janë shpenzuar 16 milionë euro dhe kemi pasur 70 mijë përfitues, për masën 3A janë shpenzuar 49 milionë euro dhe kemi pasur 130 mijë përfitues, për masën 3B kemi 5.8 milionë euro dhe kanë përfituar 10 mijë e 81 biznese”, tha ajo.

Lexo po ashtu 60 milionëshi i Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike - kështu do të shpërndahet për bizneset

“Për masën e katërt kemi shpenzuar 11 milionë euro dhe kanë përfituar 8 ndërmarrje publike, për masën e gjashtë kemi shpenzuar 14.7 milionë euro dhe kanë përfituar 25,508 përfitues, për masën e shtatë janë shpenzuar 2.5 milionë euro dhe kanë përfituar 14 mijë e 776 përfitues”.

“Për masën e tetë janë shpenzuar 322,140 euro dhe kemi pasur 804 përfitues, kurse masa 14-të ka kushtuar 3.8 milionë euro dhe kanë përfituar 14,463 përfitues dhe për masën e 15-të kemi shpenzuar 10.5 milionë euro dhe kanë përfituar 25,572 përfitues”, përfundoi Bajrami. /Telegrafi/

Exit mobile version