Pas fjalimit të deputetes së Nismës për Kosovën, Valdete Bajramit, e cila tha se Thaçi e ka fundin afër, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli tha se kjo është e rëndë dhe kushdo që ka dëshmi për këdo qoftë t’i drejtohet organeve të drejtësisë.
“Ftoj kryeprokurorin e shtetit mos të jetë i heshtur në raste të tilla ku ka akuza të drejtpërdrejta. Është mire me mbajt konotacionin politik. Fundin secilit prej neve ia jep veç Zoti”, tha Veseli.
Por deputetja Bajrami tha se çfarë nënkupton me fundin e Thaçit do t’ia sqaronte Thaçit po të ishte në Kuvend, e jo Veselit. /Telegrafi/