Site icon Telegrafi

Bajrami akuzon Qeverinë: Këtë vit do të ketë nxënës që s’do t’i kenë komplet librat – veç ju lavdëroheni me dështime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se pas 15 vjetësh, këtë vit të ri shkollor do të ketë nxënës që nuk do t’i kenë të gjitha librat që u nevojiten.

“Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat”, ka shkruar ajo.

Bajrami e ka akuzuar pushtetin duke thënë se “Veç ju lavdëroheni me dështime”.

Tutje, Bajrami i ka shtruar gjashtë pyetje që kanë të bëjnë me vitin e ri shkollor dhe problemet me tekstet shkollore:

A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në e-Kosova?

A e dinë ata që MASHTI ka vendosur kritere përjashtuese, si ai i moshës?

A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?

A e dinë ata sa është numri i prindërve, të cilëve sapo t’ju dalin mjetet e librave, do t’ua marrë përmbaruesi për shkak se nuk kanë arritur t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?

A mund të na tregoni se kur pritët, sipas jush, që të fillojë mësimi?

Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?

Exit mobile version