Site icon Telegrafi

Bajrami: AKA e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë

Ministri Bajrami ka deklaruar se Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës në funksion të pavarësisë së plotë të saj, përcaktimit të standardeve të larta ndërkombëtare për cilësi në arsimin e lartë, përfshirjen sa më të shpejtë të Kosovës në Zonën evropiane të arsimit të lartë dhe përmbushjen e standardeve që dalin nga procesi i Bolonjës.

Këto deklarata ai i bëri në Konferencën “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale”, e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

Ministri Bajrami, po ashtu tha se, tri nga prioritetet e AKA-së janë: krijimi i universiteteve të forta dhe kredibile, profilizimi i tyre dhe zhvillimi sektorit privat të arsimit të lartë.

Kurse, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler tha se, Austria është një ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë në fushën e arsimit të lartë, sidomos në mbështetjen e punës së AKA-së, si një institucion i rëndësishëm në sigurimin e cilësisë.

Ndërsa, për rëndësinë e AKA-së në sigurimin e standardeve të cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe funksionimin e saj të pavarur dhe profesional, foli edhe drejtori i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), z. Colin Tuck.

Exit mobile version