Site icon Telegrafi

Bajrami: 10 për qind e ndërmarrjeve të tekstilit eksportojnë në BE

Sektori i tekstilit në Kosovë ka potencial, por duhet të konsolidohet edhe më tutje. 10 për qind të ndërmarrjeve të tilla kanë filluar të eksportojnë mallrat në vendet e BE-së.

Kështu tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në tryezën ku po diskutohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimimit dhe kërkesat e tregut të BE-së për sektorin e industrisë.

Bajrami më tej tha se MTI-ja është duke punuar në projektin, i cili do t’i përgatis bizneset për tregjet e BE-së.

Exit mobile version