Futbollistja e famshme kosovare, e cila aktivizohet për kombëtaren e Gjermanisë, ka xhiruar një video-reklamë për markën në fjalë, me moton “Make Yourself Victorious” (Bëje veten fitues).
Në këtë xhirim ajo tregon historinë e suksesit të saj dhe realizimin e ëndrrës jetësore që kishte, edhe pse ishte një refugjate që u largua nga Kosova gjatë luftës.
Ajo paraqitet duke ushtruar me veshje të markës Nike dhe jep mesazhin se me përpjekje dhe vullnet gjithçka mund të arrihet. /indeksonline/