Telegrafi

Bajram Zejnullahu pritet ta zëvendësojë Kelmendin

Pas emërimit të Ramiz Kelmendit në postin e zëvendëskryeministrit, ulësen e deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës do ta zë Bajram Zejnullahu me 8 mijë e 86 vota.

Bajram Zejnullahu, përndryshe vëllai i heroit Hakif Zejnullahu dhe është anëtar i bordit të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit (AKP).

Ndërsa, Ramiz Kelmendi pak para emërimit në këtë pozitë nga kryeministri Isa Mustafa ishte bërë pjesë e LDK-së.