Site icon Telegrafi

Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë pas ndeshjes se ekipi ka vendosur të mos e mbyllë ndeshjen me Rumaninë në fushë për shkak të racizmit të shfaqur.

Sipas tij kjo është hera e dytë që i ndodh Kosovës në të njëjtin stadium.

“Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen”.

“Pati edhe racizëm dhe sjellje racore kundrejt ekipit kombëtar të Kosovës prandaj kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë ndeshje sepse është hera e dytë në të njëjtin stadium”.

“S’ka as respekt e ka fyerje racore ndaj kombëtares që ne përfaqësojmë”, ka thënë ai pas ndeshjes në një konferencë për media.

Ndeshja deri në momentin kur u ndërpre ishte me rezultat 0-0, ku Kosova ishte shumë më e mirë në lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version