Ish-kryeministri Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Ankara, Rrahim Morina.
“Sot i bëra një vizitë ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i shtrirë në spitalin Dr.Osman Mazhar-Stamboll. Ish-kryeministri ende vazhdon të jetë në gjendje kome të thellë dhe nën kujdesin permanent të mjekëve. Me këtë rast e falënderoj drejtorin e spitalit dhe mjekët për kujdesin që po tregojnë”, njofton Morina në Facebook.
Sipas tij, Konsullata e Përgjithshme është duke e përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të Rexhepit dhe se janë në kontakt permanent si me mjekët ashtu edhe me familjen tij.
“Për fund, sot në ditën e baballarëve, uroj që një ditë Bajram Rexhepi të zgjohet nga kjo komë e thellë dhe të kthehet pranë më të dashurve të tij”, ka shkruar Morina.