Site icon Telegrafi

Bajram Fetai afër Bundesligës

Fetai, 25-vjeçar, i cili në dhjetor u largua nga klubi danez Nordsjaelland, ka konfirmuar edhe vetë se ai është afër kalimit në kampionatin gjerman, por pa zbuluar emrin e ekipit që është i interesuar për të.

“E di se do ta gjej klubin e ri shumë shpejt. Nuk mund të flas më shumë, por jam i sigurt se do të luaj në një kampionat më të fortë se ai i Danimarkës. Kampionati gjerman është zhvilluar mjaft dhe kam dëgjuar për interesimin e disa skuadrave gjermane për mua. Menaxheri im kishte kontakte pozitive me këto klube dhe mendoj se do të jetë një eksperiencë pozitive”, ka thënë Fetai për tipsbladet.dk, siç citon Express.

Për sulmuesin shqiptar i interesuar ka qenë edhe klubi nga liga e tretë angleze, Southampton. /Telegrafi/

Në videon në vazhdim ndiqni mënyrën e si Bajram Fetai feston njërin nga golat e tij:

 

Exit mobile version