Telegrafi

Bajraliu-Hasani, finalja e Prishtina Open

Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Granit Bajraliut dhe Jeton Hajdarit, e cila përfundoi me fitoren e Bajraliut me rezultat 2-1 në sete (7-5, 5-7 dhe 6-3), në një takim tejet interesant.

Në gjysmëfinalen e dytë, Gurash Hasani u tregua shumë i fortë për kundërshtarin e tij Behar Kurteshi, të cilin e mposhti me rezultat 2-0 në sete (6-4 dhe 7-6).

Finalja e Prishtina Open zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 12:00 në terrenet që gjenden në oborrin e shkollës fillore “Ismajl Qemajli” në lagjen Bregu i Diellit. /Telegrafi/