Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka uruar infermierët në ditën e tyre.
Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se u jemi falënderues Infermierëve, mamive të cilët me punën e tyre ndihmojnë dhe shpëtojnë pacientët duke e rrezikuar jetën e tyre nga sëmundjet e ndryshme.
“Roli i infermierëve dhe mamive është shumë i rëndësishëm në sistemet shëndetësore. Kjo, po dëshmohet edhe në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë COVID-19 dhe me mungesën e madhe të infermierëve”, ka shkruar Bajqinovci.
Postimi i plotë:
Sot është 12 maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierëve
Ne u jemi falenderues Infermierëve, mamive dhetë cilët me punën e tyre ndihmojnë dhe shpëtojnë pacientët duke e rrezikuar jetën e tyre nga sëmundjet e ndryshme.
Ne do të mbështesim punën e Infermierëve dhe Mamive, duke e ditur rëndësinë e madhe të punës së tyre.
Roli i infermierëve dhe mamive është shumë i rëndësishëm në sistemet shendetësore. Kjo, po dëshmohet edhe në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë Covid-19 dhe me mungesën e madhe të infermierëve.
Aktualisht Kosova ka mbi 9 mijë infermierë të cilët, punojnë në sektorin publik edhe pse janë shumë pak sipas parametrave.
20 vite rresht infermierët janë diskriminuar duke filluar nga ndarja përgjegjësive, në paga dhe në shkollimin superior dhe të mesëm.
Pavarësisht kësaj infermierët nuk u zbrapsen dhe vazhduan punën me vullnet dhe përkushtim ndaj pacientëve. Kjo po vërehet tani kur vetëm në Kosovë, kemi shumë infermierë dhe mami të infektuar me Covid-19 të gjatë shërbimit që ata u ofronin pacientëve, por kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për infermierët.
U jemi mirënjohës punës së palodhshme dhe mjaftë senzitive të infermierëve, mamive dhe gjithë stafit të mesëm. /Telegrafi/