Telegrafi

Bajoku e nis me fitore turneun kualifikues për “Parisi 2024”

Boksieri Shpëtim Bajoku e ka nisur me fitore turneun kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Turneu po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Bajoku, i cili rrethin e parë e kaloi pa luftë, të enjten mbrëma mposhti boksierin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid.

Ku meç ishte i vlefshëm për kategorinë deri në 63.5 kilogramë.

“Shpëtimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës. /Telegrafi/