Telegrafi

Bajga e dinozaurit shitet rreth një mijë dollarë

Bajga parahistorike arriti të shitet mirë për 960 dollarë, ka thënë zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve Bonhams New York. Vlerësimi për të para ankandit ishte 450 dollarë.

Bajga e fosilizuar është nga epoka Jurassic, ka thënë shtëpia e ankandeve. Duket si një shkëmb nga jashtë dhe si një mineral shumëngjyrësh nga brenda.

Blerësi ishte Steve Tsengas nga Ohio. 71-vjeçari Tsengas është pronar i OurPets, një kompani e cila shet produkte për menaxhimin e plehrave të qenve dhe maceve.

Tsengas ka blerë bajgën duke shpresuar se do të motivojë të punësuarit e tij dhe ta përdorë atë si një mjet marketingu duke e shfaqur atë në kabinën e kompanisë nëpër panaire, ka thënë ai.

Sipas tij, “plehu, është një biznes i madh në industrinë e kafshëve shtëpiake”.