Telegrafi

Bajamja, të dobëson edhe të mban në formë

Mrekullia e shekullit të 21-të quhet bajame. Tek bajamja e pakriposur dhe e papjekur, mund të gjejmë zinkun, hekurin, kalciumin, kaliumin, vitaminën E, minerale dhe vitamina të tjera. Krahas kësaj përmban lëndën amigdalin, mbrojtëse kundër kancerit. Bashkë me këtë niveli i enzimës Ko Q10 dhe Omega 3 është shumë i lartë.

Kjo enzimë dhe acidi yndyror, shkruan Start, e mbron personin nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Konsumimi i rregullt i bajames ul me 6%-5% kolesterolin e keq LDL.

Për ato që dëshirojnë të dobësohen me bajame:

– kujdes kur të blini bajame, merrini të gjalla, pa kripë dhe të papjekura.
– nëse është e mundur preferoni ato me lëvozhgë.
– mos hani më shumë se 15 copë për një herë. Vendosini në një tas duke i numëruar. Mund t’i mbani në qeska të vogla me nga 15 copë në sirtarin tuaj, në punë apo në çantë.
– mundohuni t’i konsumoni në vaktet ndërmjet. Shkojnë shumë me qumësht me pak yndyrë ose dhallë.
– nëse frutat i konsumoni bashkë me bajamet do të ulni indeksin glikemik dhe kjo ju mban të ngopur për një kohë më të gjatë.
– nëse nuk keni çfarë të hani mund të konsumoni 50 bajame në një vakt./Telegrafi/