Site icon Telegrafi

Bajrami po shkëlqen me Empolin, Napoli tani rivalizon Lazion për shqiptarin

Napoli po synon përforcime të mundshme për Luciano Spallettin, por më shumë për afatin kalimtar veror.

Sipas Calciomercato.com, Fabiano Parisi, Nedim Bajrami dhe Samuele Ricci po skautohen nga Napoli.

Të tre lojtarët pritet ta përfundojnë sezonin në Empoli, ndërsa Parisi dhe Bajrami gjithashtu janë lidhur me Lazion.

Sipas mediave italiane, Bajrami ka refuzuar një lëvizje të mundshme në Sassuolo në janar dhe çmimi i tij kalon 10 milionë euro.

Bajrami po zhvillon një sezon shumë të mirë te Empoli, ndërsa në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë, arriti ti shënojë edhe Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version