Për kore me keksë:
* 100 gramë gjalpë
* 3 lugë sheqer
* 2 lugë kakao
* 100 gr çokollatë për zierje
* 300 gr keksë të bluar
* 50 gra arra të bluara
* 50 gr arra të grimcuara
* 2 decilitra qumësht
Për krem:
* 4 decilitra qumësht
* 1 puding vanilje,
* 100 gramë gjalpë
* 3 lugë sheqer,
Për glazurë:
* 100 gramë çokollatë për zierje,
* 30 gramë gjalpë
Korja me keksë:
1. Çokollata shkrihet në avull.
2. Në enë të përshtatshme tunden gjalpi e sheqeri dhe u shtohet çokollata e shkrirë.
3. Në enë të veçantë bashkohen keksët e bluar, qumështi, kakao, arrat e bluara dhe arrat e grimcuara dhe të gjitha përzihen mirë
4. Masa me keksë të bluar bashkohet me masën e çokollatës dhe përzihet mirë, me qëllim që të fitohet masë kompakte.
Kremi:
1. Në një tenxhere të vogël derdhen 3 decilitra qumësht, shtohet sheqer dhe qumështi vlohet.
2. Në qumështin e mbetur shtohet pluhuri për puding, tundet dhe derdhet në qumështin e vluar. Të gjitha zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të trashet masa.
3. Pudingu i gatshëm lihet të ftohet, pastaj shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.
Finalizimi:
1. Në kallëp drejtkëndësh derdhet masa për kore dhe rrafshohet mirë, Pastaj shtrihet njëtrajtshëm kremi i përgatitur me puding.
2. Çokollata shkrihet me pak gjalpë dhe me 2 lugë ujë. Kjo shkrirje derdhet përmbi ëmbëlsirë dhe lihet në frigorifer për t’u shtrënguar. Ëmbëlsira e ftohur mirë pritet në katrorë.
Këshillë shtesë: Nëse nuk keni kallëp drejtkëndësh, ëmbëlsira mund të përgatitet edhe në tavë të rëndomtë.
/Telegrafi/