Ambasadori amerikan, Jess Baily ka deklaruar se SHBA-të i kanë mbështetur Maqedoninë dhe Greqinë në zgjidhjen e çështjes së emrit.
Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi të gjatë do të sjell të mira për të dy vendet, por do të kontribuojë edhe për përparimin dhe stabilizimin e tërë rajonit.
Kjo deklaratë u bë në Strugë, ku Baily merr pjesë ne Forumin energjetik të Maqedonisë 2018, që sot dhe nesër mbahet në Strugë./Telegrafi/