Site icon Telegrafi

Baily do të përkujtojë Luftën e Parë Botërore

Të premten, më 9 qershor, Ambasadori i SHBA Jess Baily do të promovojë pllakën përkujtimore për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister. Pllaka e re ka për qëllim të vë në pah rolin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ceremonisë, e cila do të fillojë në ora 15:00 në Qendrën informative të Parkut Nacional Pelister, ambasadori Baily do të mbajë fjalim për të përkujtuar qindvjeçarin e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve Euro-Atlantike.

Ambasadori do të ndajë mirënjohje për personat që ndihmuan në realizimin e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version