Telegrafi

Baily: Sistemi i brishtë i drejtësisë sjell korrupsion në Maqedoni (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily në hapjen e shkollës për trajnim të kuadrove të gjyqësisë në Maqedoni ka thënë se reformat në gjyqësi janë sfidë e vendit dhe qeverisë së re, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sistemi gjyqësor dhe reformat në të janë sfidat e vendit për të ri-nisur rrugën për integrim në NATO dhe BE. Sistemet e brishta gjyqësore hapin rrugë për korrupsion dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve që shtet që duhet t’i besojnë. Nuk ka alternativë tjetër për vendin tuaj që të vazhdoni luftën për reforma.” tha mes tjerash Baily.

Sot, edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për eurointegrime, Bujar Osmani tha se vendi është duke u përgatitur për reforma agresive në vend që në gjashtë muajt e ardhshëm të merret rekomandim pa kushte nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/